TEKSTESHQIP

Këngë Të Shqipërisë Së Veriut
Ku Po M’shkon Me Drapën N’dorë
Lyrics

I: - Ku po m’shkon me drapën n’dorë
Moj e mira vetullhollë? :I
- Shkoj me korrë unë more djalë
Gruri hapet val-e e valë.
Nëpër kolza gruri i ri
Po shkëlqen sot si flori.
- Ndalu pak ti them dy fjalë
Moj e mira faqe all!
- Fjal’t e tua more djalë
Mi tha mua zogu i bardhë.
Në pranverë kur molla çelë
Këndon zogu mbi një degë.
- Çikë tropoje bardhë si bora
Hije t’ka drapni te dora.
Po punojmë bashkë të dy
Nji ylber na ndritë në sy.