TEKSTESHQIP

Këngë Trimërie
Këngë Për Adem Jasharin (sërish Vjen Marsi)
Lyrics

Sërish vjen marsi, sërish vjen stina
T’rënët dhe të gjallët bëhen tok.
Vesë as shi s’duron lëndina
Burrëria jonë nuk duron lot.
Midis kujtimesh e midis këngësh
Çfaqet kryetrimi fjalëpak.
Ndë’ gema degësh e sytha pemësh
Mërzisë sonë i vë kapak.

Ref.:
Sërish vjen stina e ne ndërrojmë mot.
Po vetëm ai s’plaket kurr.
Uji i bjeshkëve i rrjedhë për poshtë
Ai lartësohet si flamur, o si flamur!
Dhe njerëzia vijnë përkulen, varrin tënd nderim
Nipi e mbesa me uratën, nisen fluturim.
Zemra merr guxim, plisi i bardhë shkëlqim
Hej me ty gjithmonë në ballë,me ty o Legjendar o Adem jashari!

Sërish vjen marsi e vjen pranvera,
Amanetin e tij përtrijnë.
Lulet e barin i tund veç era
Si medalona n’pelerinë.
Midis…
Ref.:
Sërish…
Dhe njerëzia…

DËRGOI: