>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Sheqer” Nga Kaos

25-07-2014
Hip hop grupi, Kaos, kanë publikuar projektin e tyre veror, “Sheqer”, që pa asnjë dyshim pritet të jetë një prej hiteve të diskotekave. Lumi dhe Vig Poppa si zakonisht shfaqen shumë karakteristikë në performancën e tyre si muzikale ashtu edhe vizuale.



“Është një këngë krejt ndryshe. E kemi bërë një eksperiment në këngë. E kemi bërë refrenin ndryshe, dallon prej krejt refreneve tjerë që kemi pas, plus ju tregova që Flori e ka bërë këtë këngë e dihet që ai i bën këngët e qarta dhe gjithmonë ndryshe. Është vërtet diçka më ndryshe, një këngë që publiku nuk është mësuar të na shohin kështu, por besoj që do t’u pëlqejë dëgjuesve”, ka thënë Lumi i grupit KAOS.



Kënga është punuar nga top producenti, Flori Mumajesi, teksa teksti është shkruar nga vet reperët dhe Flori. Kënga është rap e hip-hop, por edhe Kaos kanë vendsour të kenë një refren të kënduar në verzionin ‘tallava’.



Vidoeklipin me kolorit interesant dhe të një cilësie të lartë e punuar EMF Creative, në të cilin ka shumë femra që vallëzojnë e kërcejnë në mënyra mjaft provokative.



Hip-hop grupi nga Prishtina, pas suksesit të arritur me këngën “Disco, Disco” dhe reklamës së IPKO-s, sjellin edhe një hit tjetër. Ky është projekti veror nga Kaos, që hyn në listën e atyre projekteve që mund të marrin primatin këtë verë.


2 Fjalë Për Klipin E Ri “Sheqer” Nga Kaos