>
BIOSHQIP
Biografia
Më datë 8 Korrik 2022, Kaltrina Gosalci publikon videoklipin "Lutem". Teksti është shkruar në bashkëpunim nga Diamant Sinanaj (BlackLion) & Kaltrina Gosalci, teksa për arranzhimin e këngës u kujdes Agon Neziri. Produksioni audio u realizua nga Agon Neziri.

Më datë 10 Gusht 2022, Kaltrina Gosalci & Shpat Kasapi publikojnë videoklipin "Rrushi Zi". Muzika e këngës u punua nga ERO (Eroll Osmani), ndërsa teksti u shkrua nga Ghulo. Produksioni audio u realizua nga Granit Gashi & Darddy.

Më datë 9 Shtator 2022, Kaltrina Gosalci publikon videoklipin "Ku Je". Teksti i këngës u përgatit nga vetë Kaltrina Gosalci, teksa për arranzhimin u kujdes Agon Neziri. Produksioni audio u realizua nga Agon Neziri.