>
BIOSHQIP

Kaltrina Selimi Sot Feston Ditëlindjen

04-09-2015
Këngëtarja Kaltrina Selimi sot feston ditëlindjen e saj. Ajo ka vendosur një foto në rrjetin e saj social Instagram me një mbishkrim mbi foto ku tregon që sot ka ditëlindjen.

Me këtë rast pa dyshim që nuk munguan as urimet që këngëtarja mori nga fansat e saj.

Përndryshe kthehemi kohë më parë kur Kaltrina kishte lansuar këngën e saj “Ditëlindja” e cila është konsideruar si njëra ndër këngët hit të asaj kohe.

Madje edhe ditëlindjen e saj të 29-të ajo e festoi nën tingujt e kësaj kënge, raporton Indeksonline.

Ndërsa këtë vit ajo ditëlindjen e feston si një nënë e një djali shumë të shëndoshë me emrin Tristan të cilit edhe ka vendosur që t’i kushtojë më shumë kohë duke lënë anash paksa muzikën.
(Indeksonline)

Kaltrina Selimi Sot Feston Ditëlindjen