>
BIOSHQIP

Kaltrina Selimi, Do Ti Rikthehet Vrullshëm Muzikës

10-01-2015
Këngëtarja Kaltrina Selimi pas një pauze mjaft të gjatë për shtatëzaninë e saj ka vendosur ti rikthehet intensivisht muzikës. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Kaltrina e cila së bashku me kompaninë menaxhuese të saj kanë bërë të ditur se ku do të mund ta gjejnë.



"Miq të dashur që nga sot pas një pauze dy vjecare rikthehet në skenë këngëtarja Kaltrina Selimi, është e gatshme për ahengjet tuaja familjare. Ne kemi firmosur kontratën ku do jetë ne menaxhim të kompanisë tonë për pesë vite. Kështu që tash e dini ku ta gjeni"



Projekti i fundit i realizuar nga Kaltrina ishte në vitin 2014, kënga "Të Du" e punuar me muzikë nga Faton Dolaku dhe me tekst nga Lyrical Son.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Kaltrina Selimi, Do Ti Rikthehet Vrullshëm Muzikës