>
BIOSHQIP

Kanita: “Kam Shumë Rrugë Për Të Ecur Përpara...”

06-05-2015
Kanita Suma, e njohur nga spektakli i talenteve "X Factor Albania" tashmë ka filluar të ketë suksese të mëdha edhe pse e filloi shumë e vogël karrierën. Së fundmi Kanita ka publikuar një videoklip të ri të cilin e ka realizuar me një produksion të huaj. Për detajet dhe për lexuesit na flet vetë më shumë Kanita... TeksteShqip: Kanita, ke publikuar së fundmi videoklipin tënd më të ri "Young & Reckless". Na trego pas si arrite deri te finalizimi i kësaj kënge? Kanita: Po, ashtu është e gjithë kjo punë filloi pasi që unë mora një telefonatë nga Produksioni Nals për bashkpunim, me që demoja e këngës më pëlqeu shumë bisedova me prindërit dhe vendosëm që të punojmë.



TeksteShqip: Kënga është një produksion i huaj. A mund të na flisni pak rreth bashkpunimit tuaj jasht vendit...? Kanita: Për këtë këngë u përkujdes Produksioni Nals me tekst nga Chris Balan. Për mua ishte një eksperiencë e re dhe shumë e mirë të punoja jasht vendit me njerëz të huaj dhe me ide të ndryshme po e rëndësishme është që neve gjetëm gjuhë të përbashkët dhe unë jam ndarë shumë e kënaqur nga kjo këngë. TeksteShqip: Keni marrë pjesë edhe në festivalin "Kënga magjike" vitin e kaluar. Na trego pak si u ndjeve me pjesmarrjen tënde atje? Kanita: Gjithmonë kam dashur të marrë pjesë në festivale dhe kisha nderin të performoj në një skenë aq madhështore në mesin e gjithë atyre artistave të mëdhenj të "Këngës Magjike", jam ndier shumë e lumtur e mbushur përplot me emocione. TeksteShqip: Si lindi ideja për bashkpunim dhe sa je e lidhur ti me Leonorën? Kanita: Me Leonoren njihem qysh në fëmijëri nga që njihemi qysh moti, ideja lindi krejt papritur dhe në të shumtën e rasteve gjërat e papritura apo të pa planifikuara dalin më bukur. Kështu ndodhi edhe me bashkpunimin tonë. Edhe pse kemi diferncë të madhe në moshë unë jam rritur me këngët e Leonorës, e vlerësoj shumë sepse ka potencial të madh në të.



TeksteShqip: "Digjem për ty nënë", a mendon se është pëlqyer mjaft shumë tek publiku? Kanita: Besoj që po nga që s'ka gjë më të shtrejtë se Nëna. Melodia dhe teksti i përshtaten shumë njëra tjetrës e kurse neve kemi dhënë maksimumin në këndim që emocionet tona ti përcjellim deri te publiku. TeksteShqip: Kanita ju jetoni në Shkup, me çfarë merreni atje? Vazhdoni shkollën? Kanita: Unë tani më jam në përfundim të klasës së tetë, për mua tani është shkolla, mësimi më primar, kohën e lirë merrem me sport. Më pëlqen shumë të ec në natyrë. TeksteShqip: Cilat do të jenë projektet e reja nga Kanita? Kanita: Me që përfundova me këngën "Young and Rackless" po ua lë ta shijojnë këtë këngë njëherë në ndërkohë po punoj në këngë të reja për të cilat besoj që ka kohë.



TeksteShqip: A do të marrësh pjesë sërish në ndonjë festival? Kanita: Nuk e di të them të drejtën se kam menduar për momentin po dëshira egziston, unë pëlqej ta sfidoj vetën kështu që pse jo? TeksteShqip: Kanita flaeminderit që ishe me ne në intervistë. Për fund dëshiron një përshëndetje për fansat e tu? Kanita: Falemderit edhe juve gjithashtu. I përshëndes të gjithë dhe ju them ndiqeni këngën time më të re në youtube "Young and Rackless". Ju Dua.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Kanita: “Kam Shumë Rrugë Për Të Ecur Përpara...”