A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Teksti Origjinal

Kur t'i besh gjynah Allahut...
mos ha nga rrisku i Tij!
A eshte e drejte te ushqehesh nga Ai
e pastaj te besh padrejtesi?

Po deshe ta kundershtosh Allahun
dil jashte mbreterise se Tij!
A eshte e drejte ta kundershtosh Ate
e pastaj te jetosh ne mbreterine e Tij?

Nese do te tregohesh
i pabindur ndaj Allahut
mos bej gjynahe
aty ku mund te shikoje Ai!

Nuk eshte e drejte te jetosh ne Mbreterine e Tij
te hash nga rrisku i Tij
e te besh gjynahe
aty ku mund te shikoje Ai!

Kur te vije meleku qe merr shpirtrat
kerkoji leje derisa te pendohesh e te kthehesh tek Ai!
Ate engjell nuk mund ta perzesh dot
ndaj pendohu perpara se te vije!

Ne diten e Kijametit
kur Allahu te urdheroje:
'Ata qe kane bere gjynahe
ne Xhehenem te shkojne!'

Ti mos prano
edhe pse te urdherojne!
por dije se atje
fjalen s'ta degjojne!

Ndaj mendohu mire
para se t'i besh gjynah Allahut,
gjithmone kujtohu..
dhe per cdo gjynah qe ke bere
Pendohu!

Teksti i Kartolinës

Seleksiononi 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqini/ngjitini në hapësirën e mëposhtëme:

Emri Juaj

(Mund ta lini bosh)

Zgjidhni Një Sfond

Zgjidhni Një Foto








teksteshqip.com © 2007 - 2018