TEKSTI ORIGJINAL

Jeto dhe jetën time po e deshe,
eja dhe merre, veç jeto…

Ata që s'duan dashurinë,
nuk dinë se ç'është mirësia.
Folenë e ngrenë në errësirë,
edhe mbi ty lëshojnë stuhira…

Se janë mësuar të zvarriten,
të të helmojnë pastaj të vdesin,
pa prekur trupin tënd të ngrohur,
nga afshi i puthjes, ledhatimit…

Dhe pena ime nis e shkruan,
kaq [e] lodhur nga mundimi;
kërkon nga ty dhe merr dy fjalë,
dhe ndalet lumi, zemërimi.

Të dua, të dua, të dua,
o fjalë hyjnore e kësaj bote,
u pëshperite nga buzët e dashuruar',
që frymë ty të dhanë…

Shumë të kërkova gjersa të gjeta,
dhe nëse vdes mos u trishto,
por ti jeto…


Nëpër rrugët e dashurisë,
enden këngët dhe legjendat…
nëpër vargjet e poetit,
zemrën ka ajo…

Dhe në vija pentagramesh,
derdhet shpirti i një artisti.
Por diçka pa thënë ka mbetur,
le të tjerët ta tregojnë...

Jeto dhe jetën time po e deshe,
eja dhe merre, veç jeto...

Ata që s'duan dashurinë,
nuk dinë se ç'është mirësia.
Folenë e ngrenë në erresirë,
edhe mbi ty lëshojnë stuhira…

Se janë mësuar të zvarriten,
të të helmojnë pastaj të vdesin.
Pa prekur trupin tënd të ngrohur,
nga afshi i puthjes, ledhatimit…

Dhe pena ime nis e shkruan,
kaq [e] lodhur nga mundimi;
kërkon nga ty dhe merr dy fjalë,
dhe ndalet lumi, zemërimi…

Të dua, të dua, të dua,
o fjalë hyjnore e kësaj bote,
u pëshpërite nga buzët e dashuruar',
që frymë ty të dhanë…

Shumë të kërkova gjersa të gjeta,
dhe nëse vdes mos u trishto,
por ti…

Dhe jetën time po e deshe…
eja dhe merre por ti jeto.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024