TEKSTI ORIGJINAL

Asnjëherë me nuk gaboj
asnjëherë më asnjëherë
pse çdo gjë në ty m’kujton
Pse pranvera për mu s’del

Asnjëherë më unë me ty
asnjëherë ne dy bashkë
Do kaloj dhe kjo furtunë
Do të vij dhe ai çast

(2x):
Ëndrrat s’më lënë rehat
Për çdo natë me shqetësojnë
Pse po më ndodh kështu
Dua të jetoj...

(Ref 2x:)
Largohu ti nga sytë e mi
mos më lëndo në zemër tash
largohu ik dhe mos u kthe
krejt çka pata ty ti dhashë

...

Asnjëherë më s’do të du’
Siç të desha unë ty
ah sa shumë me ke përvëlu
ah sa qava për ne dy
Tash rri vetëm ne këtë dhomë
kujtoj çastet tona bashkë
Ndonëse dua të t’harroj
ndoshta vjen dhe ai çast

(2x):
Ëndrrat s’më lënë rehat
Për çdo natë me shqetësojnë
Pse po më ndodh kështu
Dua të jetoj...

(Ref 4x:)
Largohu ti nga sytë e mi
mos më lëndo në zemër tash
largohu ik dhe mos u kthe
krejt çka pata ty ti dhashë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024