TEKSTI ORIGJINAL

Hej ai det i syrit tënd,
Copë e qiellit në stuhi,
Kush të pa e nuk u çmend,
Cili s'ra në dashuri.

Hej moj zanë ti bijë e diellit,
Larë me ujë të shkrirë dëbore,
Më përvëlove n'mes të dimrit,
Veç një natë ndejte e shkove.

(ref.2x)
I harrove trëndafilat,
Që i mbolla n'kopshtin tonë,
Si një hije ti ke tretur,
A je gjallë a po ke vdekur.

Shkoj tek vendi i takimit,
Rreth e rrotull vetëm heshtje,
Një gulçim i rëndë trishtimi,
Si pa dashur del prej meje.

Pres pranverën t'ma kthej mallin,
Që i ngrirë m'ka mbetë në sy,
Pres me lotë mes trëndafilash,
Që i mbolla bashkë me ty.

(ref.2x)
I harrove trëndafilat,
Që i mbolla n'kopshtin tonë,
Si një hije ti ke tretur,
A je gjallë a po ke vdekur.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024