TEKSTI ORIGJINAL

Tani me ty unë më nuk jam
je nisur diku larg
Fotografinë tënde e marr
E laj me lot ngadalë
E përkëdhel sikur je ti
Më duket sikur flet
Gënjehet kot ky shpirti im
eshte thjesht nje fotografi

Ti mund të ndodhesh në avjon
A ndoshta në një tren
Kërkon gjithçka që të harrosh
Por këmbën pas e kthen
Por përsëri të kam perballë
Edhe pse ti po shkon
Mbi mur të bardhë e varur rri
Fotografija jonë

Ref:
Nuk te Lutem Më
Që Ti të Kthehesh mbrapa
Ndoshta ti kërkon
Një tjetër dashuri
Sa here malli
Do ta mbysi zemren time
Do të gjej në dhomë ne
fotografi

Kaq lehtë unë s'mundem të harroj
Ate kohët që ishim bashkë
E pësëri unë të shikoj
Më dukesh se je pranë
Më dukesh kaq e bukur sot
Varur mbi një kornizë
Gënjehet kot ky shpirti im
Është thjeshtë fotografi

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024