TEKSTI ORIGJINAL
Burrel!
I lindhur jam tek burgu i vjetër
Me zemër plagë me mall të madh
Shoh dy gisht qiell, s'kam dy gisht letër
Mendimin tim e bëra zarf
I lidhur, nënë, tek burgu i vjetër
Me zemër plagë me mall të madh
Shoh dy gisht qiell, s'kam dy gisht letër
Lirinë e kam kaq pranë dhe larg
Në terr të natës kërkoj lirinë
I vetëm jam pa asnjë shok
Muret memecë, ngado zinxhirë
Prangat përplas nën ritmin rock
(refreni)
Sa pranë dhe larg qënka liria
Nën ritmin rock unë protestoj
I lidhur nënë më shkoi rinia
Harrova veten sot nën ritmin rock
------------
Eshtë rocku ynë i revoltuar
Sa pak liri sa shumë gardianë
Nën të ritmin rock jam i harruar
Lirinë e kam kaq larg dhe pranë
Në terr të natës kërkoj lirinë
I vetëm jam pa asnjë shok
Muret memecë, ngado zinxhirë
Prangat përplas nën ritmin rock