TEKSTI ORIGJINAL

Fjalë dashurie, det mrekullie
Nga ty sa shpesh dëgjoja
Ku e dija unë kuptimin e tyre
Vetëm doja dashurinë unë të ndjeja…

Fjalën "Të Dua" nga buzët e tua
Më the, të lutem shqiptoje
Nuk je hije që më ndjek ti mua
E vërteta, ti je bota, ty të dua...

Fluturoja me avionin
Qe e lindi imagjinata
Ku e dija unë kufirin
Ku ish dita, ku ish nata...

Le të vdisja asgjë s'doja
Bota ish në kraht e mia
Vetëm fjalë kisha dëgjuar
Është e çmëndur dashuria

(refren)
Çastin jetoj, s'dua të mendoj
Jeta është një film, është si një lojë...

Jee… jetoj, ndonjëherë dhe kot
I trazuar shpirti gaz e lote...
E gjithë bota iluzion është
Iluzion…

Fjalë dashurie, det mrekullie
Nga ty sa shpesh dëgjoja
Ku e dija unë kuptimin e tyre
Doja, doja dashurinë unë të ndjeja…

Nuk je hije që më ndjek ti mua
E vërteta, ti je bota, ty të dua

Fluturoja fluturoja…

Dhe të vdisja asgjë s'doja
Bota ish në kraht e mia
Vetëm fjalë kisha dëgjuar
Është e çmëndur dashuria

(refren)
Çastin jetoj, s'dua të mendoj
Jeta është një film, është si një loojë...

Jee…jetoj, ndonjëherë dhe kot
I trazuar shpirti gaz e lote...
E gjithë bota iluzion është
Iluzion…

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024