TEKSTI ORIGJINAL

Gjethet bien permbi koder
Mbremja po vjen si flutur.
Jemi vetem ne dhe vjeshta
Edhe ky muzg i bukur.

Qyteti dritat ja nje nga nje i ndez,
Dashurine, dashurine tone e pershendet.

Ti me thua, keto drita jane krushq,
E jane dasmore.
Ne cdo drite vjen nje ender
Vjen nje gezim si lulebore

Dy drita jemi,
Dy yje ne mes dritash, jemi ne.

Del nje kenge, nje kenge e bukur
Del nga zemra rrugen merr
Dhe anembane udhton.

Per ty jeta jone kaq drita ndez
Jane dritat tona
Jane gezimet e t'ardhmes sone.

C'ti them pishes permbi koder?
Mbremjes c'ti them, si flutur
Iku shpejt dhe vjesht e arte behet tani
Me e bukur.

Qyteti dritat ja nje nga nje i ndez
Dashurine, dashurine tone e pershendet.

Dy drita jemi,
Dy yje ne mes dritash jemi ne

Del nje kenge, nje kenge e bukur...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024