TEKSTI ORIGJINAL

Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.
***
Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlee
Dhe shirat pa ylber ne mes.
***

Ne ç'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi ne valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seç ndjeva mall.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024