Teksti Origjinal

C'eshte ai gjog i kuq e i bardhë
nga beteja sjell haberin
mespermes bjeshkës i bie
fill i vetem pa luftarin

Si dori i lashte legjendash
ai po vjen me vrap drejt pragut
as ujevarat e Valbonës
nuk po lajne rrekete e gjakut

(refreni)
Jakup Ferri mor ku je
therrasin malet me piskam
tridhjet' krena i ka pre
me shtat plage po rrin ne kambe
(dy here)

Ndal doriu n'shteg' t'oborrit
shkume nga goja, hingellima
mbreti trimi n'fushe t'mejdanit
gjakun e tij e piu lendina

Rrin mbeshtet si shkrep mbi mal
rrjedh e lumit vale gjak
syte i ka ai tek vatani
Jakup Ferri me bajrak

(refreni)

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020