TEKSTI ORIGJINAL

Tani do të folim për një temë shumë interesante
Të cilën te ne mundesh me gjet në të gjitha kandet
Kjo temë siç e dini emrin interes e ka
E interesin te ne e përdorin vllau me vlla
Pa interes në ditën e sotit pra nuk ka jetë
Kjo gjë mu është ka më duket shumë e vërtetë
Duke filluar nga gjenerata jonë e shkretë e tetë
E deri te intelektualët e vitit 70-të
Po interesi këtu te na u bo gjë natyrale
Shiptarve kjo punë po ju duket shumë normale
E tani me të thon drejtën edhe mami pom kqyr me interes
Ka qejf mem pa mua tu shku në punë çdo mëngjes
E mas miri o kon mos më fol hiç për shoqëri
Se nëse nuk ki pare atëherë as një shok nuk e ki
Po edhe qeni jem mu naj ditë ka mem hongër
Nëse nuk i qes për çdo mëngjes me pi tomël

[Refreni]
Pa pare as hoxha s'hyp n'minare
S'ja nisë me ta knu namzin pa pare
Pa pasë interes pej teje pak
As mickoja s'afrohet met pi gjak

E interesi ye përfshin edhe policinë
I ka përzi krejt bashkë ë kullerat e mafinë
Po nejse ti maje vetën për pak send mos vajto
Ka keq e më keq prandaj ndalu e mendo
Se edhe n'shkollë nëse ki veç pak pare
Blen prej kullerave drog tulifare
Po interesi po ju don edhe profesorave
Bojnë tregëti jaw me fmit e doktorave
Se as dostat s'ta rasin e as kurrë s'kan me ta rasë
Nëse kur del me ta nuk ki pare me thasë
Po ma e keqja as kompozitori nuk punon mirë
Nëse mendon që kongën është tu ta bo shumë lirë
Për me fillu me këndu një tem si kjo

O nale se e dhiva e dhiva ej
Mirë është mirë është vazhdo

[Refreni]

Edhe barbikat gjithashtu s'dojn me ndi për ty
Nëse nuk i thu e kam ni dhuratë për ty
Producentat ta teshin leshin veshin
Para se me ta jep për album keshin
Edhe unë kam interes me maru ni loop
Po unë sun pe gjej se dika është hup
Nga [përmirësoje fjalorin!] jem ka interes edhe shkelzeni
Tona vjen komuna interesi nga bazeni
Tuna me mikrofon përsëri po do me na tut
Dolet në festival privat nomin e marut
Edhe këtu o kon punë interesi
Marigona i thavi pare balit dhezi
Kur u qu i tha mamit mirëmëngjesi
Kom fitu n'telebingo një makinë mercedesi
Edhe unë temën e marova gjithashtu nga interesi
Se pa punë interesi as kek-u s'dhezi

[Refreni]

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024