TEKSTI ORIGJINAL

Pesëqind vjet e priti
Kosova e ngratë
t'i kthehej heroi
nga udha e gjatë

Fjalën peng pat lënë
dhe besën e burrit
"në Kosovë do t'kthehem
ditën e flamurit"

Ky Nëntor lirie
e stolis atdheun
në shesh të Prishtinës
e sjellë Skënderbeun

Me shpatën në dore
e sjellë me fitore
heroin
e kombit
në tokën Arbënore

Hej Kosovë
fron i Zotit
përkrenarja e Kastriotit
je kunorë e lavdisë
zemra e Shqiptarisë

Kuq e Zi Kosova
vjen në këtë Nëntor
nga Kruja i erdhi
sikur një shënjtor

Burri i Shqipnisë
vet engjëlli i Zotit
mbreti i kësaj toke
zogu i Kastriotit

Heroi i kombit
trimi Skënderbe
ditën e flamurit
vjen prapë në atdhe

Toka e Kosovës
mbjellë me përmendore
ia jep bekimin
e nanës Arbënore

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024