TEKSTI ORIGJINAL

Tane Kosova ban medet
Edhe zemra tym po qet
Ne qytet e ne katund
Loti i nanes nuk ka fund

Flake u kallen
Stane e shtepi
Mbet’ nje nane
Pa asnje fmij
Po ia vrasin çik’ e djal-e
Veç se i lind nana shqiptare

Falma, falma, falma
Lotin ne sy
Nuk eshte, nuk eshte koha
Me ndjellun zi

Asnjehere s’asht’ koh’ me vdek
Se Kosova po na pret

Tane Kosova nje pik’ lot
N’ faqe te botes pikon sot
Kujt s’i dhemb zemra ket’ dite
Mund t’ kete sy, por nuk ka shpirt

Bota sot kerkon qetesi
Nuk duron varre e shkreti
Qielli u ndez’ e dheu tund
Lotit t’nanes me i dhane fund

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024