TEKSTI ORIGJINAL

Fjalet luajne
Thone ate qe duan
E mira shkelur
Mes fjaleve fshehur

Ti thua nje fjale,
Qe zemren godet,
Trishtimi ne sy,
Dhe loti qe vret.
Ky shpirt kaq i lodhur,
I kerrusur zvarritet,
Kerkon pafajsine ,
Ne castet e lindjes.

Ref
Rreth botes vrapova
Te miren kerkova
Por jo kishte humbur,
Larg sa larg zhdukur
Ti fjale mos me lodh
Se brengat me shton
Une boten rrethoj
Jo jo s’jam e marre
Shoh njerez te zbrazet
Me gojen te mpire
Thuaje nje fjale
Nje fjale me te mire

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024