TEKSTI ORIGJINAL

Moj Evropë, Evropë e vjetër,
Si s'më gjete një rrugë tjetër,
Një rrugë tjetër me pak besë,
100 vjet m'qite n'harresë.

Moj Evropë perdja kallkanit,
Ta vunë zjarrin n'mes t'Ballkanit,
Ta vunë zjarrin që m'përvlon,
E nuk pres ma, nuk pres si kujton.

Nuk ja u pres hilet si t'thash
Se m'ka ra mu thika n'asht,
E dredhitë po dalin n'fushë,
Arat n'vorre mi kanë mbushë.

100 vjet po i pres n'ngushllim,
Po i lajn' duart me gjakun tim.
Kthema mua krenarinë dhe dorë-zezt'
Mos t'ndajn kufijt, mos t'ndajn kufijt'.

Kthema tokën, kthjellma qiellin.
Kthema borxhin, kthema borxhin.
L'shoma diellin.
Du' t'jem Zot!
N'timen tokë!
Dje dhe sot, sot dhe nesër
Jam Evropë, jam Evropë, jam Evropë.

Deshtën Lindje e Azi,
Herë me fe, herë me dredhi.
Trup e kokë t'mi bënin copë,
Që t'mos isha më Evropë.

Moj Evropë perdja e kallkanit,
Ta vunë zjarrin n'mes t'Ballkanit,
Ta vunë zjarrin që m'përvlon,
E nuk pres ma nuk pres si kujton.

Nuk ja u pres hilet si t'thash
Se m'ka ra mu thika n'asht,
E dredhitë po u dalin n'fushë,
Arat n'vorre mi kanë mbushë.

100 vjet po i pres n'ngushllim,
Po i lajn' duart me gjakun tim.
Kthema mua krenarinë dhe dorë-zest
Mos të ndajn kufijt, mos të ndajn kufijt.

Kthema tokën, kthjellma qiellin.
Kthema borxhin, kthema borxhin.
L'shoma diellin.
Du' t'jem Zot!
N'timen tokë!
Dje dhe sot, sot dhe nesër
Jam Evropë, jam Evropë, jam Evropë.
Kthema tokën, kthjellma qiellin.

Kthema borxhin, kthema borxhin.
L'shoma diellin.
Du' t'jem Zot!
N'timen tokë!
Dje dhe sot, sot e nesër
Jam Evropë, jam Evropë, jam Evropë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024