TEKSTI ORIGJINAL

Lot'e mi kurr’ nuk u than’,
M'ka marr’ malli me t'pa moj nan’,
Se n'dhe t'huj’ kam mbet i shkret’,
Oh, malli yt nuk po m'len me vdek’.

Jeho kanga ime,
Jeho dridhe malin,
Le ta dij’ nan’lokja,
Se gjall’ e ka djalin.

M'vjen një kang’ me përmallim,
Atje larg m'thret dheu im,
Atje larg qan’ nan’ e mjer’,
“Oh, kthehu bir t'shoh dhe njëher’!”

Jeho kanga ime,
Jeho dridhe malin,
Le ta dij’ nan’lokja,
Se gjall’ e ka djalin.

Zemra m'digjet nat’ e dit’,
Oh, po m'thret djepi ku jam rrit’,
Qan’ nan’lokja n'drit’ të hanës,
“Oh, ku m’u trete sokoli nanës?”

Jeho kanga ime,
Jeho dridhe malin,
Le ta dij’ nan’lokja,
Se gjall’ e ka djalin.

Jeho kanga ime,
Jeho dridhe malin,
Le ta dij’ nan’lokja,
Se gjall’ e ka djalin.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024