TEKSTI ORIGJINAL

Në tren përballë u njoha me një djalë,
Shkëmbyem çiltër unë me të disa fjalë,
Po kur u ndamë të dy në stacion,
Ai dorën mua fort seç ma shtrëngon

S’kaluan shumë, vetëm disa ditë,
S’kujtoj as emrin, i harrova dhe sytë,
Në rrugë befas djali më takon,
Si për çudi, më thotë se më dashuron
Ç’është kjo dashuri!

Mos u nxito, mos u gabo
Ti zemrën time mos e kërko
Mos u zemro, unë ty s’të mbaj mëri
Por do të flas përherë me çiltërsi

Kur njeh një vajzë, që ngrohtë ty të flet
Të buzëqesh, të respekton,
Nuk është e thënë se ajo të dashuron

Të lutem djalë, mos më keqkupto
S’jam mëndjelehtë, këtë ti mos e harro
Mirësjelljen ruaj unë me çdo njeri
Si djalë a vajzë, të rritur dhe fëmijë

Nëse diku të shoh unë përsëri,
Çdo iluzion nga mendja hiqe ti,
Sepse mirësjellja s’është dashuri,
Le ta mësojë, ai që nuk e di
Ai që nuk e di

Mos u nxito, mos u gabo
Ti zemrën time, mos e kërko

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024