TEKSTI ORIGJINAL

Ishte vit i tmerrshëm që s'harrohet përjetë
kur djalli lëshoj mbi ne vrasësit e vet,
për t'na ndarë përgjithmonë, jetëra për t'shkatërruar,
por unë u ktheva sot, nënë zgjatmi duart,
ja ku jam këtu pranë, por ti nuk po më sheh,
e as un nuk mund ta ledhatoj ftyrën tënde të zbehtë,
në këtë dhomë ku dhembja rri pezull përmbi
pranë fotografisë sime me shirit të zi

Të gjithëve ua shoh peshën e dhembjes në sy
dhe e kuptoj, por nënë unë ende jam këtu me ty,
të dëgjova mbrëmë duke më thirrur me zë
dhe erdha shpejt se s'dua t'vetmuar të t'lë,
të fola, ti s'më dëgjove, vetëm provova kot,
qëndrova pranë shtratit tënd derisa derdhje lot,
dhe sot si çdo ditë tjetër unë këtu jam pranë,
ti nuk më sheh por më ke pranë në çdo hap

Përjetësisht do më kesh pranë,
do jem pranë teje sa herë qanë, dëgjo
nëna ime, zemra jote e then murin që na ndan
s'dua të t'shoh me lot në sy,
edhe pse zemra të është thy, shiko
nëna ime, përjetësisht unë do të jem me ty

Pas kaq vitesh unë ende atë ditë e kujtoj krejt,
kur papritur dielli u zhduk, qielli u vrenjt
shërbëtorët e djallit, neve na ndan
ndjej dhembje qe t'paktën t'ju përqafoj nuk më lanë

Desha ty nëna ime veç dy fjal të t'i them,
të bëhesh e fortë kur unë më nuk do të jem,
por nga bota ime sot i them këto fjalë,
e di që ndjen shumë mallë,
por ke pranë dhe tjetrin djalë,
që i këputet shpirti kur të sheh n'vetm,i
t'lutem që t'gjesh forcë dhe për shkak të tij
se nuk e ka lehtë, në zemër ndjen hidhërim
gjithmonë e mundon fakti që s'ishte në vendin tim

E shikoj nga afër dhe gëzohem që është me ty
por s'dua t'ia shoh këtë pikëllim në sy
se dua që ta dini që gjithmonë do m'keni pranë
për sa kohë kjo botë e rrejshme neve na ndanë

Ref...

Tash unë jam në një vend më të mirë,
i vetmi vend ku njeriu është plotësisht i lirë,
këtu qetësia është e plotë dhe përjetësisht zotëron,
këtu ku shpirti na prehet n'bahçen e Krijuesit tonë,
pra ti nëna ime, ata lot fshij sot,
se jeta ime, jo nuk u shua kot,
nëse vëllau im dhe fëmijët e tij,
sot të paktën e shijojnë veç një copë liri

Gjaku im kësaj toke falë i qoftë përjetë,
këtij vendi që dhembja kurrë nuk ju tret,
pra bëni gajret, dhe një gjë gjithmonë kujtoni,
amanetin tonë duheni ta jetësoni,
vazhdoni rrugën e nisur me krenari e nderë,
dhe unë do jem pranë jush duke vështruar përherë,
tash po kthehem atje, se të tjerët po me presin
por dijeni se heronjtë mbesin gjallë, kurrë nuk vdesin

Përjetësisht do më kesh pranë,
do jem pranë teje sa herë qanë, dëgjo
nëna ime, zemra jote e then murin që na ndanë,
s'dua të t'shoh me lot në sy,
edhe pse zemra të është thy, shiko
nëna ime, përjetësisht unë do jem...

S'dua të t'shoh me lot në sy
edhe pse zemra t'është thy, shiko
nëna ime, përjetësisht unë do të jem me ty...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024