TEKSTI ORIGJINAL

E di, Që peshqit nuk kendojnë
E as lopët s’fluturojnë
Kurrë njëherë
Ata, Të zhytur në panikë
Me kollin e tyre kronik
Si gjithëherë

Paramendo kur vijnë ata tek ne
Çka do t’u themi, kur asgjë ska të re
Disa thonë t’i kthejmë mbrapa si më parë
A pe shihni o njerz që
Asgjë spo na shkon mbarë

E di, që rrethi s’është katror
As matematika metaforë, asnjë herë
T’kam thënë, dashurija s’është gjeometri
E as 2+2 s’bëjnë 3, 100 herë

Paramendo kur sirenat harrojnë t’notojnë
Dhe kur balenat i fusim ne në gojë
Disa thonë se koha për ne është ndalë
Por prapë se prapë,
Neve asgjë spo na shkon mbarë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024