TEKSTI ORIGJINAL

Veq mi gjujten dy-tre grushta dhe permbi
kjo nuk eshte enderr as ankth as agoni
ndhe mpaskan shti ja po i shoh njerzit perbmi
paska miq armiq shoke e dollovergji
jo nuk kam vdek nuk dua te besoj
jeta ime ska marr fund ende dua te krijoj
zgjohu o 2po2-sh zgjohu o pimp shqiptar
zgjohu o gangster se ti nuk je per varr
si te zgjohem kur nuk leviz asnje gisht
ja filloi njani mem knu te kryt arabisht
kenge e mire po spe marr vesh asnje fjale
per rreth ti shume njerez bile edhe duke qare
edhe duke share edhe duke perqesh
disa ne te zi disa ne te bardhe ishin veshe
disa festonin vdekjen time me gezim
derisa dikush qante se kishte mbetur jetim
te gjitha i pash une me keta dy sy
pastaj nuk munda me se edhe shpirti mu thy
dhe morra rrugen per amshim duke menduar
lash mbrapa nje veper qe kurr ska per tu harruar.

(refreni)
para vdekjes gjerat nuk i kupton
mendon ta injorosh te verteten
pas vdekjes te gjitha i kupton
por kurre nuk mund ta kthesh jeten.

i lodhur dhe kurioz duke udhetuar
kisha hyre ne nje bote te imagjinuar
u afruam tek nje dere e zeze e cila u hap
futu brenda me than ndoshta do tdalesh prap
bera vetem nje hap dhe me zuri nje panik
ne rend te pare pash njerzit qe jane marr me politike
ata ishin krah per krah me njerez te njohur
si vrases dhunues makro te prostuticionit
bera edhe nje hap serish gjaku po me vlon
se kisha pare shume njerez qe populli shume i don
sa i zhgenjyer me as kembet spo me mbajn
me ze te madh bertas dua ta di ku jam
ne ferr je nje ze nga larg degjoj
jo jo o zot nuk dua te besoj
mos me lejo te lutem ketu te qendroj
me endrra te thyera ketu smundem te duroj.

(refreni)
para vdekjes gjerat nuk i kupton
mendon ta injorosh te verteten
pas vdekjes te gjitha i kupton
por kurre nuk mund ta kthesh jeten.

para vdekjes asgje nuk kuptoja
beja qka doja per vdekjen nuk mendoja
a thua si mu thyen endrrat valle
ndoshta te kqijat qe i beja rrugeve verdalle
keshtu i zhgenjyer i futur thelle ne pendim
ende nuk kishte marr fund udhetimi im
u afruam tek nje dere e bardhe e cila u hap
sapo futa koken brenda ika me vrap
nuk kuptoja pse aq shume njerez me shikonin
aq kurreshtar isha por ata nuk sme tregonin
thash me veten nese ne parajse jam
nuk dija qetesin shpirterore ku e kam
qfare frike kisha une ne trupin tim
deshiroja te jem ne enderr te beje nje rikthim
ne vendin tim ne jete pra ne zhgenderr
fale zotit e gjithe kjo kishte qene vetem nje enderr.

(refreni)(2x)
para vdekjes gjerat nuk i kupton
mendon ta injorosh te verteten
pas vdekjes te gjitha i kupton
por kurre nuk mund ta kthesh jeten

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024