TEKSTI ORIGJINAL

Dimër ish, kur ti më ike,
fjalët heshtja, i mbuloi.
hijen time ne valixhe,
more larg.
Puthja jote si relike,
në qenien time mbeti gjatë,
por, do t'ftohej do të ngrinte,
pak nga pak.

Sa papritur erdh kjo ndarje,
ritual që ndodh ngahere
heshtje e gjate dhe s'te harroj asnjehere,
shpend i hekurt që të mori,
një bosh të madh më la në vete,
unë në tok e ti ne qiell,
mbeta vetem!

(refreni)
Kur ti fluturove lart,
sa do t'desha unë të kisha krahë,
në shkretëtirë të universit,
mos ti humbja sytë e tu.
Ti më the: Unë jam e jotja,
dhe as vdekja s'do t'na ndajë,
s'je e para, as e fundit,
larg nga sytë, prej zemres larg!

Dhe ne humbëm, nëpër vite,
pa ngrohtësi, larg njëri-tjetrit,
dhe fytyrat u harruan,
përgjithmon,
në marrëzin e këtij planeti,
sa te pafaj ne të dy mbetem,
erë u bë, nga duart iku,
dashuria!

(refreni)
Kur ti fluturove lart,
sa do t'desha unë të kisha krahë,
në shkretëtirë të universit,
mos ti humbja sytë e tu.
Ti më the: Unë jam e jotja,
dhe as vdekja s'do t'na ndajë,
s'je e para, as e fundit,
larg nga sytë, prej zemres larg!

(refreni)
Kur ti fluturove lart,
sa do t'desha unë të kisha krahë,
në shkretëtirë të universit,
mos ti humbja sytë e tu.
Ti më the: Unë jam e jotja,
dhe as vdekja s'do t'na ndajë,
s'je e para, as e fundit,
larg nga sytë, prej zemres larg!
Ti më the: Unë jam e jotja,
të kam shpirt, veç ty të kam,
unë e di, më ke harruar,
larg nga sytë, prej zemres larg,
unë e di, më ke harruar,
larg nga sytë, prej zemres larg.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024