TEKSTI ORIGJINAL

Jam thjeshte nje valixhe,
harruar ne nje aeroport te larget
me harrove ndoshta nga nxitimi,
sic humbasin avionet ne qiellin e vranet.

Pres nate e dite pa shprese,
asnje avion sdo tme marre me vete,
jam mbuluar me pluhur dhe harrese,
ndersa avionet, tutje reve treten.

(refreni)
Nuk e di, ne a je kujtuar
se brenda meje kishte gjera shume te cmuara
apo thjeshte mua me shenove,
ne listen e sendeve te harruara.

Brenda une kam brenda ca konture
dhe shume dite me copeza gezimi,
i ruaj se ndoshta vjen me gjen serish,
duke marre fryme shpejt nga nxitimi

(refreni)
Nuk e di, ne a je kujtuar
se brenda meje kishte gjera shume te cmuara
apo thjeshte mua me shenove,
ne listen e sendeve te harruara

Ti aty te mbledhura ke ditet,
qe tani me jane djersitur se erdh vera,
oret tona qe sditem ti jetonim,
ke dhe gjethet qe na hidhte nga zillia era

(refreni)
Nuk e di, ne a je kujtuar
se brenda meje kishte gjera shume te cmuara
apo thjeshte mua me shenove,
ne listen e sendeve te harruara

Jam une thjeshte nje valixhe,
harruar ne kete aeroport te larget
si avionet e humbur, ne kete qiell te ftohte
dimerak dhe te lagesht.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024