TEKSTI ORIGJINAL

Nuk kishte drita, ish nate
dhe dhoma ish gjithkaq e ftohte,
vec syte e tu te mbushur ishin flake
dhe trypi yt tmerresisht i ngrohte

Nje dashuri te verberish qe,
asgje nuk pashe as gjinj, as hije,
dy silueta qe leviznin shtrire,
ne nje ekstaze cmendurie

(refreni)
Tani mbaroi gjithcka dhe trupi
plot me ethe e buleza djerse eshte mbuluar
ngadale u zhyt, u mbyt dhe turpi
nga dashuria i vesuar

Tani qe erdhen dritat prape
ti sme perfill, ti nuk me njeh
dhe une, si mashkull krejt i marre qe jam
te vesh ne endrra dhe te zhvesh

Sot gjinj e hije shoh, por sprek
as ngrohtesi sme vjen ne gjoks
pa drita keq, me drita dhe me keq
dicka na ish, qe kurre me sdo te ndodh

(refreni)
Tani mbaroi gjithcka dhe trupi
plot me ethe e buleza djerse eshte mbuluar
ngadale u zhyt, u mbyt dhe turpi
nga dashuria i vesuar

(2x)
Kur bashke ne shtrat te veshur jemi
dhe me shume se njeri tjetrin do ta duam
te lodhur lumturisht do te themi,
vertete po flinim, por u zgjuam

Te lodhur lumturisht do te themi
vertete po flinim, por u zgjuam

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024