TEKSTI ORIGJINAL

Je e zezë,si bora n'bjeshkë,
Je e keqe,si molla n'vjeshtë,
Idhtë si mjalta e zi si bora,
Plak u bafsha,po të mora!

-Je ma i keqi i një katundi,
Kur t'shoh ty,nuk më merr gjumi,
Je i shkurtë,si lis me rremba,
Kur t'shoh ty,tak ma bën zemra!

Idhtë si mjalta e zi si bora,
Plak u bafsha,po të mora!

Raftë një borë e ty të ngriftë,
Raftë një diell e ty të shkriftë,
Ti n'ma bafsh dasmën në vjeshtë,
Makinë dasme,paç një breshkë!

Makinë dasme,t'u baftë breshka,
Dy-tri vjet t'u shtyftë martesa,
Ma bafsh dasmën me shtatë krushq,
Katër lepuj e tre mushq!

Idhtë si mjalta,zi si bora,
Plak u bafsha, po s'të mora!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024