TEKSTI ORIGJINAL

O ç'u qush heret sabahile

O ç'u qush heret o sabahile heret fort
O musha durt me trandafile e qaj me lot 2x

O qaj me lot moj bukuri zemrën time ç'ma ke kput
O karafili në saksi dit për dit tuj zbukuru
Aman xhanem aman

O karafili i kuq si gjaku për sevda
O sa më shpejt më zu meraku i shkret mër vlla 2x

O meraku ma i rond si plumbi
Mori zemër katilesh
O rash me fjet moj s'më zu gjumi
Desh më luti menja e kres aman xhanem aman

O bjen dalldysha o n'deg t'ullinit për me fjet
O ju çallgija o ç'i po bini me shum lezet2x

O muhabetin ta bojm bashk askërkushi mos ta dij
O fjala mos t'a dali jasht
Ta dim vetëm un' e ti
Aman xhanem aman

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024