TEKSTI ORIGJINAL

Sa po marr hez po du me kcy
po bash te funi kur po mrri
po m'bjen n'men qe s'kom krahe
po kthena permas
Hoouuhouu
se poshte a m'pret dikush s'pe di
nashta po, nashta je ti
edhepse s'po t'shoh kerka
e di qe je un kcej pa t'pa
hoouuhoouuu

dore per dore
ecim rrugve
ti prane meje
une po fluturoj
sa e omel
m'doket bota
kur t'kom afer
per ty une jetoj.

se po shkelqejne syt e mij
qishtu jon kur ka dashni
po m'vjen me kesh
e me kajt m'vjen
ti me mu kercen

dita nate a nata dite
kur je me mu s'po m'vyn me dit
sa mire me ty po m'mush me drite
sa mire me ty mu rrit

fryma jote po m'jep jete
zemra jeme ma n'fund t'ka gjete

dore per dore ecim rrugve
ti prane meje une po fluturoj
sa e vogel m'doket bota
kur t'kom afer me ty une jetoj

prap po marr hez tash kom me kcy
tash flutroj se jom me ty
jom i sigurt s'ka ma dyshim
veq ti je n'shpirtin tim

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024