TEKSTI ORIGJINAL

Çdo ditë po vdes nga pak
Dhimbjen e kam afër se ty të kam larg
T'kam pritë e nuk ke ardhë
Pse s'më vrave ti, po me le të gjallë
T'kam pritë

Ref.
Vonë është për të qarë
Vonë është për të qeshë
Vonë është përsëri pran meje t'jeshë

Vonë është për të vdekur
Vonë është për t'jetuar
Vonë është... Dielli ynë ka perënduar

Çdo ditë po vdes nga pak
Dhimbjen e kam afër se ty të kam larg
T'kam pritë e nuk ke ardhë
S’i dua mëngjeset që pa ty m'kanë zbardhë
T'kam pritë.

Ref.
Vonë është për të qarë
Vonë është për të qeshë
Vonë është përsëri pran meje t'jeshë

Vonë është për të vdekur
Vonë është për t'jetuar
Vonë është... Dielli ynë ka perënduar

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024