TEKSTI ORIGJINAL

Hajde verashitës më jep të pi
Të lutem nxirre butin jashtë
Këtu m’a lër, afër ti rri
Të pi, të dehem sa për shtatë

Hajde verashitës mos rri por shtjer
Sa më pëlqen e shkreta verë
Qef të bëj si në të ri
Dhe gjaku ndizer menjëherë

Zem’rimet tona nuk i ndjej
Në verë t’i mbyt unë sa të shuhen
Në gaz të qarën do ta kthej
Mendimet sonte nuk më duhen

Do pi, do pi dhe do t’ja marr
Një kënge t’bukur me kitarë
Do pi, do pi dhe duke qarë
Një këngë do këndoj unë me kitarë

Hajde verashitës më jep të pi
Sa më pëlqen e shkreta raki
Më jep të pi gjer në mëngjes
Pastaj lërme që të vdes

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024