TEKSTI ORIGJINAL

Bukuria jote , më rëndon në duar
Vallë kujt ja more, të lutem më thuaj
Bukuria jote më qëndron në duar
Vallë kujt ja more, të lutem më thuaj

Më thuaj të lutem, mos më mbaj sekretë
se nga mendtë po luaj, po luaj vertetë
Më thuaj të lutem, mos më mbaj sekretë
se nga mendtë po luaj.... po luaj vertete

Veç nga bukuria, kam mbet' pa martuar
kam mbetur për ty, jo, s'të kam harruar
Veç nga bukuria, kam mbet' pa martuar
kam mbetur për ty, jo, s'të kam harruar

Qielli lart mbi mua, ç'bën ca mirësira
sot e paska gjetur për të bërë çudira
Qielli lart mbi mua, ç'bën ca mirësira
sot e paska gjetur për të bërë çudira

[parte in inglese]
eheeeeeee eeheeeeeee eheeeeeee
eeeehhhhheeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee.....

S'di se kush me penë, ta ka shkruar synë,
ta ka patur ngenë, të të skalitë mirë
S'di se kush me penë, ta ka shkruar synë,
ta ka patur ngenë, të të skalitë mirë.

Me qeshjen e buzës, detin hedh matanë
atë det të bukur, unë e paça pranë
Me qeshjen e buzës, detin hedh matanë
atë det të bukur, unë e paça pranë...

[parte in inglese]

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024