TEKSTI ORIGJINAL

Te bunari madh, nder çatije
kishe dal, jalla me mbush uje,
veq per sher une te pash tye
kokerr menje s'me mbet n'krye[2x]

Midis shkallve mu nda fryma,
bukurin moj kur ta pash!
Tu afrova si vetima,
nji fjal zemres ty ta lash[2x]

Muhabet jom qel me tye
me mush uj une krejt harrova,
tuj ti kshyr dy syt e zije
prej habis desh u coptova [2x]

Midis shkallve mu nda fryma,
bukurin moj kur ta pash!
Tu afrova si vetima,
nji fjal zemres ty ta lash[2x]

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024