TEKSTI ORIGJINAL

I: Lavdu’ qoftë moj Perëndia
Që ta dha këtë bukuri, jar. :I
I: O natë e ditë po kjaj si fmija
E s’po m’teren sytë e mi. :I
Dola në penxhere
Synin kur ta pashë
Qova i gotë raki moj gocë
Marshalla të thashë
Vetllën holl si hana s’pari
Syni jot si yll me bisht, jar.
Kaçurrelat n’midis ballit
Përmbi shoqet moj da me gisht.
Çohem heret pa ra dielli
Dal n’dritare me t’shikju, jar.
O e kthej kry’t prej drandofillit
N’gjoj bylbylat tuj këndu’.
O bylbyl, o bylbyl shkreta
Qi sa kohë je mbyllë n’kafaz, jar.
O medet hallin, unë o i mjeri
Derisa qi po pëlcas.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024