TEKSTI ORIGJINAL

Ikim ne një nga një lamë tokën mëmë,
Ky mallkim pse na zuri ne të gjithë
Nga larg me sy shikoj turma që as vet s'dinë ku shkojnë,
veç zemra e tyre është bërë copë-copë.

Pse po ikim nënë, pse nuk na ndal,
Toka jonë ti je pse nuk na mban,
Vallë kush po ka faj, na u përgjigj,
Nënë mos na lejo të shkojmë kaq larg.

Nëna lë fëmijën, baba nuk sheh me bijën,
Motra po lë vëllan, Qyqet fillojnë vajin,
Gjithë kjo jetë e lënë pas kush na e kthen prapë,
Ikim veç ne ikim, ikim veç ne ikim, ikim veç ne ikim. Na jep bekimin.

Refreni
Dhimbje, hajde mu afro,
Skllave më ke, ti u gëzo,
Falje ne po të kërkojmë,
Toka nënë mos qaj me lot.

Ne mësuam shumë i madh na ishte mbarë globi,
Nuk menduam se një ditë vet do ta provojmë,
Male dete pa fund kaluam u coptuam,
Të shpërndarë si trupi pa kokë në dhe të huaj.

Pse po ikim nënë, pse nuk na ndal,
Toka jonë ti je pse nuk na mban,
Vallë kush po ka faj, na u përgjigj,
Nënë mos na lejo të shkojmë kaq larg.

Shumë të plakur do t'vijmë një ditë te ty moj nënë,
Lodhjen djersën e lamë ne në tjetër vend,
Hapi krahët dhe zemrën ti ne na prano,
Me lotin tënd të nxeht,lotin tënd të nxeht,lotin tënd të nxeht, ne na beko, ne na beko.

Refreni
Dhimbje, hajde mu afro,
Skllave më ke, ti u gëzo,
Falje ne po të kërkojmë,
Toka nënë mos qaj me lot.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024