TEKSTI ORIGJINAL

Ja zilja ra kemi hartim
ka gjallëri dhe frymëzim
por për çudi shikoj nga jashtë
një zog na fton çukit në xham...

Bora e bardhë pemët mbuloj
çudi më parë si nuk e pamë
i vogli zog shpejt fluturoi
ti shkojmë nga pas me gaz na fton...

oooooooooo

Ja po ulet mbi oborr
lehtë-lehtë kjo dëborë
O sa na gëzon
dhe si zogj na fton...

Ja të qeshur ne vrapuam
pamë mimozat qenë mbuluar
o sa u çuditëm zemrat na trokitën...

Ja të qeshur lozim ne si fëmijë
gjuaj unë më fort gjuan ti
Shpejt harruam se ne kishim hartim
hej ti shok pse gjuan kaq fort...

Ja zilja ra sa shpejt mbaroi kjo orë
Me sy të qeshur ne mësuesen shikojmë
prapë si fëmijë qëndrojmë shpërndarë në oborr
Nuk kemi faj fajin e ka kjo borë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024