Teksti Origjinal

Vetëvrasëse, është kjo qetësi rreth meje
degët pa behar.
Vetëvrasëse, ka kohë qe s'ledhatova dashurinë e parë.
Shoqe e keqe na ish vetmia,
e rënd, e rënd ish si varfëria,
e unë u mësova e kapërdija,
betejë e gjatë...

ref:
Me kilometra e kilometra
autostrada vetmie unë ecë e ecë,
dielli po ngrihet bien borë e zezë
kur dashuria vdes.
Me kilometra e kilometra,
shekuj vetmie të mbledhur janë në një thes,
kur ne dy koka bashkë mbi nënkresë,
kur dashuria vdes.

Vetëvrasëse, është kjo qetësi rreth meje
data n'kalendarë.
Vetëvrasëse, e unë nuk e kujtoj si dukej puthja e parë.
Shoqe e keqe na ish vetmia,
e rënd, e rënd ish si varfëria,
ka kohë as emrin nuk ta përmenda,
plaga është plagë...

ref:
Me kilometra e kilometra
autostrada vetmie unë ecë e ecë,
dielli po ngrihet bien borë e zezë
kur dashuria vdes.
Me kilometra e kilometra,
shekuj vetmie të mbledhur janë në një thes,
kur ne dy koka bashkë mbi nënkresë,
kur dashuria vdes.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019