TEKSTI ORIGJINAL

Vajta në Stamboll
të bëj pazar
dhe për kujtim të blej një vazo balte,
- Paqe dhe selam, ustah poçar
dhe vazon më të mirë
per mua nje e pate.

Vazoja nga dora se ç'më ra
dhe m'u bë njëzet e pesë copë
m'erdhi rrotull deti Marmara
dhe dyqani turk m'u hap si gropë...

Pa me shau poçari rëndë turqisht,
unë shqip ja ktheva n'mend i rashë
për çudi, poçari nuk u ligsht
veç dy pika lot në sy ja pashë.

Mos u çmend ky turk, ky qerrata
unë e shaj e ai me duar më qafë
vazo tjetër mori në dyqan
dhe më tha: Më shaj pash besën prapë

Pshëretiu dhe unë tha jam shqiptar
shqip vëlla ti shamë edhe një herë,
fjala shqipe s'blihet në pazar,
në dyqan ka kohë që s'e kam ndjerë...

Vazoja nga dora se ç'më ra
dhe m'u bë njëzet e pesë copë
m'erdhi rrotull deti Marmara
dhe dyqani turk m'u hap si gropë...

Pa me shau poçari rëndë turqisht,
unë shqip ja ktheva n'ven i rashë
për çudi, poçari nuk u ligsht
veç dy pika lot në sy ja pashë.

Mos u çmend ky turk, ky qerrata,
unë e shaj e ai me duar më qafë
vazo tjetër mori në dyqan
dhe më tha: Më shaj, pash besën, prapë.

Se edhe unë si ti, tha jam shqiptar
shqip vëlla ti shamë edhe një herë,
fjala shqipe s'blihet në pazar,
në dyqan ka kohë që s'e kam ndjerë...

Iken nga dyqani burra e gra
Unë edhe poçari tjetër skishte
Vazo tunde detin Marmara
Vazo dhe pocari shqip po fliste...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024