TEKSTI ORIGJINAL

1.
Si ndjehesh sonte e dashur
Heshtja eshte e njejte per te dy
Gjithe te tjerat na mbajne larg
Sot ka urrejtje
Dikur kishte dashuri.

2.
Te dy bashke, ne gjithmone ishim
Si buzeqeshja e njeri tjetrit
Sot vec dy te huaj
Kaq larg nga njeri tjetri
Dy te huaj dy te harruar

3.
Jemi dy kalimtare, jemi dy silueta
Qe po enden sonte rruges pa dashuri
Mos valle i vrava une, apo ndoshta ti
Ku na iku “eh” ku shkoi kjo dashuri!

4.
Ref.
Kujt i them te dua!
Si te them te dua!
Kur te gjithe e duan vetveten
Kujt ti them une miremengjes
U be nje jete qe po te pres

5.
Tani u be sa kohe qe ste kam pare
Nuk di valle si te te quaj
Do mbetesh vetem per mua
Nje kujtim i shenjte
Apo zhgenjim me emrin dashuri

6.
U lodha, u lodha
Nga te qenit i lodhur
U merzita nga kjo vetmi
Sa here qe mendon qe jeta te buzqesh
Perballesh edhe me nje zhgenjim

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024