Teksti Origjinal

Një motorr rrugën ma preu
për pak desh ndodhi aksident
i inatosur ju afrova
dhe i thashe mos je i çmendë

Befas zëri degjua
dhe një falje më kërkoi
kaskën hoqi e pikëlluar
jam studente më tregoi

Jo se prisja, jo se prisja
që një vajzë të shikonja
përmes buzësh ngecën fjalët
s'dinja se çfarë ti thonja

Jo se prisja, jo se prisja
që një vajzë të shikonja
përmes buzësh ngecën fjalët
s'dinja se çfarë ti thonja

Miqësisht ne u takuam
dhe pastaj unë u largova
por diçka më mbeti në mendje
emrin si nuk ja mësova

Doja ta njihja më afër
po nuk dija ku jetonte
jam studente më kish thënë
po s'dija se ku mësonte

O studentja simpatike
ty unë shumë po të kërkoj
as në shkollë e as në rrugë
ty s'po mundem të shikoj

O studentja simpatike
ty unë shumë po të kërkoj
as në shkollë as në rrugë
ty s'po mundem të shikoj

Kur në shkollën e saj unë shkova
ajo ishte në mësim
prisnja orën të mbaronte
dhe s'po kisha më durim

Dhe kur vajza mu afrua
i thashë që të dashuroj
që ditën kur të takova
veç për ty unë po mendoj

O studentja ime e bukur
syri yt është një magji
je ti vajza më e bukur
je e vetmja mrrekulli

O studentja ime e bukur
syri yt është një magji
je ti vajza më e bukur
je e vetmja mrekulli

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2021