TEKSTI ORIGJINAL

O knon bilbili goce
Në behar e
O ç’më ka zon me ty
Maraku i par e

Ref...
Ke ullini i kodrës e
Prite djalin se po vjen x2

Prite djalin se po vjen
Kam një llaf e do ta them x2

O knon bilbili goce
Në qershi e
O dil ta shof o shpirto
Syn e zi e

Ref.:
Po të pres nuk kam durim
Kam në zemër nji kujtim x2

Nji kujtim të paharrum
Po ta them se prap të du x2

O knon’ bilbili goce
Në zamak e
O ty t’ka shpirti goce
Për merak e

Ref...
Ke ullini i kodrës e
Prite djalin se po vjen x2

Prite djalin se po vjen
Kam një llaf e do ta them x2

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024