TEKSTI ORIGJINAL

Hyrje - G-Bani:
Kan ardhur koh të vështira…
Të vështira qen gjithmon por...
Nuk ësht më civilizim...
Ësht xhungël tani më…

Strofa e parë - G-Bani:
Nuk ësht vështir, qetësohu, mendoje ca më mir,
Koncentrohu. Shiko rreth e rrotull dhe mendohu,
ca plehra pa nivel i gjejnë gati ndërsa ti,
për buk'n e gojës robtohu. Mblidhe rrypin, shtrëngohu
njeri, bëj ekonomi. Nuk shikon lajme ku jeton?
...sa për kuriozitet lart e posht me tuareg
Xhirot e filan deputet më thuaj vall kush i pagon
Zgjohu...ku kisha mbet...ata me aeroplana
e viza Shengen në Europë kryeqytet me kryeqytet
e un e ti, në kurbet pa dokumenta ikëm malit
dymdhjet e katërmdhjet...kështu qenka kjo jet
...vështir që ta pranosh qenka gënjeshtër e vërtet
Princesh e bukur por kurvare qënka dhimbje me lezet
qënka kurrnace dhe bujare në të njëjtin...moment
qënka e drejt dhe hileqare...siq e kuptove bëhej
llaf për njerëz që jan bërë kafsh se kan në xhepa pare

Refren:
GB-Ësht e vështir që ta besosh... GJ-vështir që ta besosh
GB-Ësht e vështir që ta besosh... GJ-vështir që ta besosh
GB-Por jo aspak që ta kuptosh .... GJ-aspak që ta kuptosh
GB&GJ-Mjafton....të hapësh syt e rreth e rrotull të shikosh

Strofa e dytë – Gjyshi:
Njeri...rreth e rrotull...hap syt shiko dynjan
...I njëjti plan në Elbasan, Athin edhe Tiran
kisha të njohur q'më njohin më sepse njohën paran
...i kam ndihmuar kur nuk kishin lek as që të han
Para ca vjetsh...i mbaj mend të përulur dhe të lodhur
...Tani kalojn gjith pordhë edhe ikin pa më folur
Ikin pa më përshëndetur...se e kan kapur veten
...Si i ndryshoka njerzit leku kur mbushka kuletën
Po them vetëm të vërtetën...pa pikë fantasie
...disa nëpër sallone pa menduar për disa
të tjer që gjenden të harruar në cepat e një qelie
...akoma...mesjet errësir edhe padije
...lëvizin sikur hije....njerzit në syt e tyre
Dëshpërim lodhje dhe halle për arsye pa drejtsie
...Me ëndrra...të ngrira nga i ftohti ndërsa lusnin
Që të gjenin ngrohtësi...posht një fije batanije

Refren:
GB-Ësht e vështir që ta besosh... GJ-vështir që ta besosh
GB-Ësht e vështir që ta besosh... GJ-vështir që ta besosh
GB-Por jo aspak që ta kuptosh .... GJ-aspak që ta kuptosh
GB&GJ-Mjafton....të hapësh syt e rreth e rrotull të shikosh

Strofa e tretë – Clo-D:
O Zot ç' far po na ndodh,... ku je, a na shikon
Jemi në mëshir të fatit si makina pa timon
...Vin edhe ikin vitet por asgjë...s' ndryshon
Në k' të vënd që pak drit e pak uj...kërkon
E pak ligj e pak pun e pak buk...shpreson
...Nga zyrtar dhe deputetë të zhytur në korrupsion
...Ata zihen mes tyre kur njerzia ka uri
Ja pra ndonjë her që/ qeni që leh...kafshon
S' e beson por e shikon...se nuk ësht e vështir
...mëgjithse ai që/ voton të la në errësir
Të braktisën në një shkëmb edhe të lidhën me zingjir
...S' kërkove asgjë tjetër për veq se të jesh i lir
...luftove të krijosh...një botë më të mir
Ku fëmijët nuk kan ftohtë kur punojn me barkun bosh
Por të dënuan edhe të dënojn që të punosh
Gjith ditën për një grosh edhe nuk don që ta besosh

Refren:
GB-Ësht e vështir që ta besosh... GJ-vështir që ta besosh
GB-Ësht e vështir që ta besosh... GJ-vështir që ta besosh
GB-Por jo aspak që ta kuptosh .... GJ-aspak që ta kuptosh
GB&GJ-Mjafton....të hapësh syt e rreth e rrotull të shikosh

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024