TEKSTI ORIGJINAL

Kur jam nisur në mërgim,
Me një valixhe n'rrugë pa kthim,
Me dy pika lot në sy,
Me zemër t'thyer t'kam lën’ ty,
Dit’ të tëra kan’ kalu,
Thellë në shpirt unë jam dërmu,
S'kam lan’ vend pa e kërku,
Jet’ boemi kam jetu,
S'kam lan’ vend pa e kërku,
Jet’ boemi kam jetu.

Djalli shpirtin le t'ma merr,
Nëse ta kam bër’ me sherr,
Të kam dashur dhe të du,
Kurrë, ty kurrë, s'kam për t'harru,
Dit’ të tëra kan’ kalu,
Thellë në shpirt unë jam dërmu,
S'kam lan’ vend pa e kërku,
Jet’ boemi kam jetu,
S'kam lan’ vend pa e kërku,
Jet’ boemi kam jetu.

S'kam fuqi më të ndryshoj,
S'kam ku të kthehem, ku të shkoj,
Nga lëkura s'mund të dal,
Por ty do të kujtoj me mall,
Dit’ të tëra kan’ kalu,
Thellë në shpirt unë jam dërmu,
S'kam lan’ vend pa e kërku,
Jet’ boemi kam jetu,
S'kam lan’ vend pa e kërku,
Jet’ boemi kam jetu.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024