TEKSTI ORIGJINAL

Këtu s'do jem do jem larguar
në tokë i tretur si të tjerët
në kafenenë e preferuar
nuk do më shohin kamarierët.

Dhe nëpër udhët ku kam ecur
s'do ndihet kolla ime e thatë
dhe kur në xham të fryjë erë
do qash me erën dalëngadalë.

Por kur të jesh mërzitur shumë
në raft të librave kërkomë
atje i fshehur unë do jem unë
në ndonje fjale a ndonje shkronjë.

Mjafton që librin pak ta heqësh
dhe unë do të zbres do t'vi pas teje
ti si dikur me mall do qeshësh
si një blerim pas një rëkeje
dhe unë do të zbres do t'vi pas teje
do t'vi.

Këtu s'do jem do jem larguar
në tokë i tretur si të tjerët
në kafenenë e preferuar
nuk do më shohin kamarierët.

Dhe nëpër udhët ku kam ecur
s'do ndihet kolla ime e thatë
dhe kur në xham të fryjë erë
do qash me erën dalëngadalë.

Por kur të jesh mërzitur shumë
në raft të librave kërkomë
atje i fshehur do t'jem unë
në ndonje fjalë a ndonjë shkronjë.

Mjafton që librin pak ta heqësh
dhe unë do të zbres do t'vi pas teje
ti si dikur me mall do qeshësh
si një blerim pas një rëkeje
dhe unë do të zbres do t'vi pas teje
do t'vi.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024