TEKSTI ORIGJINAL

Vajta në Stamboll
të bëj pazar
dhe për kujtim të blej një vazo balte,
- Paqe dhe selam, ustah poçar
dhe vazon më të mirë
per mua ku e pate.

Vazoja nga dora seç më ra
dhe m'u bë njëzet e pesë copë
m'erdhi rrotull deti Marmara
dhe dyqani turk m'u hap si gropë...

Pa me shau poçari rëndë turqisht,
unë e shava shqip dhe ment i lashë
për çudi, poçari nuk u ligsht
veç dy pika lot në sy i pashë.

Mos u çmend ky turk, ky musliman,
unë e shaj e ai me duar në qafë
vazo tjetër mori në dyqan
dhe më tha: Më shaj, për besë, prapë.

Psherëtiu, si unë, tha, jam shqiptar
shqip vëlla ti shamë edhe një herë,
fjala shqipe s'blihet në pazar,
në dyqan ka kohë që s'e kam ndjerë...

Vazoja nga dora seç më ra
dhe m'u bë njëzet e pesë copë
m'erdhi rrotull deti Marmara
dhe dyqani turk m'u hap si gropë...

Pa me shau poçari rëndë turqisht,
unë e shava shqip dhe ment i lashë
për çudi, poçari nuk u ligsht
veç dy pika lot në sy i pashë.

Mos u çmend ky turk, ky musliman,
unë e shaj e ai me duar në qafë
vazo tjetër mori në dyqan
dhe më tha: Më shaj, për besë, prapë.

Psherëtiu, si unë, tha, jam shqiptar
shqip vëlla ti shamë edhe një herë,
fjala shqipe s'blihet në pazar,
në dyqan ka kohë që s'e kam ndjerë...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024