TEKSTI ORIGJINAL

Me bluzën e bardhë afrohesh ngadalë
pranë djalit që shlodhet në gjumë
ti sjell rreze drite kur hyn në spital
sjell jetën që rrjedh si një lumë.

I qeshur, i dashur, i ëmbël ti flet
pamposhtur qëndron në shtrëngatë
për t’ardhmen e ndritur ku jeta thërret
ti lodhje s’ndien ditë as natë.

Ti vjen si një dritë që ëmbël agon
dy sy po të presin plot shpresë
me vdekjen mizore ti ashpër lufton
që foshnje e pafajshme t’mos vdesë.

Kur sytë e qeshur zgjohen pastaj
dhe vdekja largohet trishtuar
një nënë puth foshnjen për shpirtin e saj
dhe ty t’mendon e gëzuar.

Për zemrën dhe ndjenjat fisnike
për duart e arta që ke
me mirënjohje ty të kujtojmë
për ty këndojmë ne.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024